Cookie Settings

AZILI / MBROJTJA NDËRKOMBËTARE

Fushën e mbrojtjes ndërkombëtare më hollësisht e rregullon Ligji mbi mbrojtjen ndërkombëtare.

Në Slloveni njohim dy statuse të mbrojtjes ndërkombëtare dhe përndryshe statusin e refugjatit dhe mbrojtjen subsidiare. Statusi i refugjatit i njihet individit, i cili në mënyrë të arsyetuar dhe besueshme vërteton se, në shtetin am rrezikohet për shkak rrace, besimi fetar, kombësie, bindje politike apo anëtarësimi në ndonjë grup shoqëror. Ndërsa mbrojtje subsidiare i njihet individit, i cili nuk i plotëson kriteret për njohjen e statusit të refugjatit, mirëpo në mënyrë të arsyetuar dhe besueshme vërteton se, me kthimin në shtetin am do të shkaktohet dëm serioz, që përfshin dënim me vdekje apo pushkatim, torturim apo trajtim çnjerëzor apo poshtërues apo dënimin e lutësit në shtetin am si dhe kërcënime serioze individuale për jetën apo lirinë e lutësit për shkak të dhunës arbitrare në situatat e ndeshjeve ndërkombëtare apo ndeshjeve të armatosura të brendshme.

I huaji mund të shprehë qëllimin për aplikim të kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare në stacionin policor ose policit apo në shtëpinë e Azilit në Sektorin e mbrojtjes ndërkombëtare. Qëllimin për aplikim të kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare mund t'ja shprehë edhe ndonjë organi tjetër shtetëror, i cili duhet ta drejtojë në Ministrisë për punët e brendshme  në Sektorin e mbrojtjes ndërkombëtare apo në shtëpinë e Azilit. Në çdo rast pranimi formal i kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare bëhet me ndihmën e përkthyesit përkatës apo interpretit gjyqësor në shtëpinë e Azilit në Sektorin e mbrojtjes ndërkombëtare, ku lutësi për mbrojtje ndërkombëtare pas pranimit të kërkesës edhe strehohet.

Individët me mbrojtje ndërkombëtare keni këto të drejta:

  • të drejtën ndaj informatave për statusin, të drejtat dhe detyrimet e individëve me mbrojtje ndërkombëtare në Republikën e Sllovenisë;
  • *  të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Republikën e Sllovenisë;
  • të drejtën e strehimit sipas mundësive strehuese të ministrisë;
  • të drejtën ndaj kompensimit monetar për strehimin personal;
  • të drejtën ndaj mbrojtjes shëndetësore;
  • të drejtën ndaj mbrojtjes sociale;
  • të drejtën ndaj arsimimit;
  • të drejtën ndaj punësimit dhe punës;
  • të drejtën ndaj integrimit.

*  (individët me mbrojtje subsidiare kanë të drejtë ndaj qëndrimit të përkohshëm për një periudhë kohore tre vjeçare)

Detyrimet e individëve me mbrojtje ndërkombëtare:

  • të respektojnë rregullimin kushtetues, ligjet, rregullat dhe aktet e tjera të përgjithshme të Republikës së Sllovenisë si dhe masat e organeve shtetërore;
  • të lajmërojnë brenda tetë ditëve organet kompetente për ndihmë gjatë integrimit në mjedis, për të gjitha ndryshimet, që ndikojnë në ushtrimin e të drejtave dhe zbatimin e detyrimeve veçanërisht mbi:
    • marrjen e ndihmës sociale monetare, të ardhurave në përgjithësi dhe pasurinë;
    • kryerjen e provimit nga njohja e gjuhës sllovene;
    • suksesshmërinë e shkollimit në të gjitha nivelet e arsimit;
    • punësimin;
    • ndryshimin e adresës së vendbanimit;
    • ndryshimin e emrit personal;
    • ndryshimin e gjendjes civile (martesore);
    • pranimin në shtetësinë e Republikës së Sllovenisë.

Programet për ndihmë

Programet e oragnizatave joqeveritare, që ju përkushtohen integrimit sa më të lehtë të individëve me mbrojtje ndërkombëtare në jetën në Slloveni, bashkëfinancohen në bazë të tenderit nga fondi Evropian për refugjatët (ERF).     

Realizuesit e programeve në vitin 2014:

  • Cene Štupar 
  • Makroskop d. o. o.
  • Društvo ODNOS 
  • Inštitut za afriške študije