Cookie Settings

Siguria në trafikun rrugor

Legjislacionin që përmban të gjitha rregullat dhe kushtet për pjesmarrjen në qarkullimin rrugor e gjeni në faqet e internetit të Agjensisë Publike të RS për sigurinë e qarkullimit rrugor dhe Ministrisë së Transportit. Shkelja e dispozitave ligjore dënohet me gjobë monetare,  me ndalimin e drejtimit të automjetit dhe me pikë dënimi. Kur i arrini apo tejkaloni 18 pikë dënimi, patenta e shoferit ju bëhet e pavlefshme. Nëse kjo masë është marrë ndaj jush për herë të parë, mund ta rimerrni patentën e re të shoferit pas gjashtë muajve. Kushtet për rimarjen e patentës janë: 

- pjesëmarrja në programin për aftësim plotësues për ngarjen e sigurt të automjetit ose

- pjesëmarrja në programin rehabilitues (nëse patenta ju është marrë për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike, të drogave të ndaluara…) dhe

- kryerja e sërishme e provimit për rimarrjen e patentës.

Nëse e ngisni automjetin me patentë të huaj dhe i arrini ose i tejkaloni  18 pikë dënimi, është e mundur që për një periudhë prej një viti t'jua ndalojnë qarkullimin me të në territorin e Republikës së Sllovenisë.

 

Le të vemë në dukje vetëm disa nga rregullat: 

 

Vinjeta

për përdorimin e autostradave në Slloveni është e detyrueshme blerja e vinjetës për automjete, masa e lejuar e të cilave nuk e kalon 3.500 kg si dhe për automjetet motorrike. Vinjetën mund ta blini në pika të shumta shitëse – karburante, posta, qendra tregëtare, kioska. Duke marrë parasysh se sa shpesh do ta përdorni atë mund të blini vinjeta vjetore, mujore apo javore. Më shumë për vinjetat në: www.dars.si .

Rrypi i sigurimit

Gjatë udhëtimit me automjet personal duhet që,  shoferi dhe pasagjerët të lidhen me rrypat e sigurimit, të cilët gjenden në çdo sedile ku janë ulur.

Kufizimi i shpejtësisë në rrugë të veçanta:

  • 130 km/h – në autostrada;
  • 110 km/h – në rrugët e rezervuara për automjete motorrike;
  • 90 km/h – në të gjithë rrugët e tjera;
  • 50 km/h – në rrugët e fshatrave dhe qyteteve;

Gjendja psiko- fizike e shoferit

 Në rast se shoferi drejton automjetin në ndikimin e alkoolit, lëndëve narkotike apo medikementeve psiko-fizike, policia mund ti ndalojë dhe mbajë në rajonin e policisë të paktën 6 deri në 12 orë, gjithashtu përkohësisht u merret edhe patenta e shoferit. Sasia e lejueshme e alkoolit në gjak është jo më shumë se 0,50 gramë në kilogram gjak. Pra 0,50 gramë në kilogram është sasia e fundit e lejuar e alkoolit në gjak apo deri në 0,24 miligramë alkool në një litër të ajrit të fryrë. Shoferët fillestarë dhe ata profesionistë nuk duhet të kenë alkool në organizëm.

Kushtet dimërore

 nga 15 nëntori deri me 15 mars të vitit pasardhës duhet që, në trafikun rrugor të gjithë automjetet dhe automjetet me karroceri të kenë paisjen dimërore të përcaktuar. Paisjen dimërore të përcaktuar duhet ta kenë edhe në kushtet dimërore.