Cookie Settings

Automjetet personale   

 Regjistrimi i automjetit

Regjistrimin e automjetit si të riut apo të vjetrit, mund ta bëni në cilëndo organizatë regjistrimi në territorin e RS-së. Organizatat e regjistrimit janë:

  • njësitë administrative;
  • organizatat që bëjnë kontrollet teknike të automjeteve dhe me karroceri;
  • shoqëri tregëtare dhe individë sipërmarrës të pavarur, që kryejnë shitje të automjeteve dhe automjeteve me karroceri

Për automjetin e regjistruar lëshohet leja e qarkullimit dhe numri i përcaktuar i targave. Targat e regjistrimit vendosen në atë automjet, për identifikimin e të cilit ato janë dhënë. Targat e regjistrimit me numrin identifikues janë të lidhura me pronarin e automjetit.     

Për regjistrimin e automjetit duhet të paraqisni vërtetimet e mëposhtme:

  • vërtetimin mbi gjendjen e rregullt teknike të automjetit, që nuk duhet të jetë më i vjetër se 30 ditë, me përjashtim të automjeteve për të cilat me dispozitën e nenit 50 të Ligjit për automjetet, kontrolli teknik nuk është i detyrueshëm;
  • vërtetimin mbi sigurimin e përgjegjësisë automobilistike;
  • vërtetimin për shlyerjen e detyrimit të kompensimit për përdorimin e rrugëve;
  • vërtetime, të nevojshme në bazë të rregullave të tjera (p.sh. tatime, dogana etj.);
  • vërtetimin për shlyerjen e taksave të paracktuara dhe detyrimeve të tjera;
  • dokumentin e identifikimit të klientit (për personat fizikë dokumenti identifikues i vlefshëm, i pajisur me fotografi, të cilin e ka lëshuar organi shtetëror, kurse për personat juridikë vërtetimi për regjistrimin e personit juridik si dhe njoftimin mbi klasifikimin)
  • patentën, nëse kjo nuk mund të nxirret nga evidencat zyrtare.

Krahas këtyre edhe:

për regjistrimin e automjetit të ri

  • vërtetimin mbi pronësinë (p.sh. faturën e blerjes së automjetit)

për regjistrimin e automjetit të vjetër

  • lejen e qarkullimit sllovene të fundit, nëse automjeti ka qenë i regjistruar në Republikën e Sllovenisë dhe të gjitha vërtetimet mbi ndryshimin e pronësisë të automjetit  nga regjistrimi i fundit i automjetit (p.sh. kontrata e shitblerjes e noterizuar ose fatura e blerjes së automjetit);
  • dokumentet mbi prejardhjen dhe pronësinë e pjesëve të veçanta të automjetit, që janë montuar më vonë në të, në qoftë se për këtë arsye ndryshojnë të dhënat mbi automjetin, të cilat janë shënuar në lejen e qarkullimit;
  • vërtetimin mbi gjendjen e rregullt teknike të automjetit, që nuk duhet të jetë më i vjetër se 30 ditë, me përjashtim të automjeteve për të cilat me dispozitën e nenit 50 të Ligjit për automjetet, kontrolli teknik nuk është i detyrueshëm;

Për regjistrimin e automjetit t regjistrimin e automjetit të blerë jashtë vendit

  • lejen e qarkullimit të huaj ose ndonjë dokument tjetër përkatës, që vërteton prejardhjen e automjetit sipas rregullave të shtetit të huaj, ku ka qenë automjeti për herë të fundit i regjistruar, në qoftë se ai nuk ka qenë i regjistruar në Republikën e Sllovenisë;
  • dokumentin e pronësisë së automjetit, nëse pronar i automjetit nuk është personi i regjistruar si pronar i automjetit në lejen e qarkullimit (p.sh. kontrata e shitblerjes e noterizuar);
  • dokumentet mbi prejardhjen dhe pronësinë e pjesëve të veçanta të automjetit, që janë montuar më vonë në të, në qoftë se për këtë arsye ndryshojnë të dhënat mbi automjetin, të cilat janë shënuar në lejen e qarkullimit;
  • vërtetimin mbi gjendjen e rregullt teknike të automjetit, që nuk duhet të jetë më i vjetër se 30 ditë, me përjashtim të automjeteve për të cilat me dispozitën e nenit 50 të Ligjit për automjetet, kontrolli teknik nuk është i detyrueshëm; më shumë informata gjeni këtu.

Për regjistrimin e përkohshëm të automjetit

  • lejen e qarkullimit sllovene të fundit, nëse automjeti ka qenë i regjistruar në Republikën e Sllovenisë dhe të gjitha vërtetimet mbi ndryshimin e pronësisë të automjetit  nga regjistrimi i fundit i automjetit (p.sh. kontrata e shitblerjes e noterizuar ose fatura e blerjes së automjetit);
  • dokumentet mbi prejardhjen dhe pronësinë e pjesëve të veçanta të automjetit, që janë montuar më vonë në të, në qoftë se për këtë arsye ndryshojnë të dhënat mbi automjetin, të cilat janë shënuar në lejen e qarkullimit;
  • vërtetimin mbi gjendjen e rregullt teknike të automjetit, që nuk duhet të jetë më i vjetër se 30 ditë, me përjashtim të automjeteve për të cilat me dispozitën e nenit 50 të Ligjit për automjetet, kontrolli teknik nuk është i detyrueshëm.

Informata të mëtejshme në lidhje me regjistrimet, taksat dhe çdo gjë tjetër në lidhje me regjistrimin e automjeteve, mund të gjeni në faqen e internetit e-uprave. dhe  Agjencisë Publike të RS për sigurinë e qarkullimit rrugor.