Cookie Settings

Sigurimet shëndetësore

Sigurimi shëndetësor siguron mbrojtjen shëndetësore dhe sociale përkatëse në kohën e sëmundjes apo lëndimit. Ai mbulon shpenzimet në rastet kur sëmuremi, lëndohemi/ plagosemi apo kemi ndonjë nevojë tjetër shëndetësore. Veçoria themelore e sigurimit shëndetësor është se të drejtat e çdo individi, apo anëtari të familjes të varur nga ai, lidhen me regjistrimin e sigurimit dhe me pagesën e kontributit përkatës (për sigurimin shëndetësor të detyrueshëm) apo me premiumin e sigurimit shëndetësor vullnetar

Të huajt, të cilët nuk janë të përfshirë në sigurimin shëndetësor të Republikës së Sllovenisë, kanë të drejtë për shërbime shëndetësore të nevojshme ose urgjente, pagesa e të cilave mbulohet sipas rregullit ligjor evropian, marrëveshjeve ndërkombëtare apo nga buxheti shtetëror.

Të siguruarit në institucionet shëndetësore duhet të paraqesin kartën e shëndetit, ku ruhen të gjitha të dhënat për sigurimin shëndetësor. Për vizitë te mjeku, ju nevojitet caktimi paraprak i një takimi, Ndërkaq, ju duhet të bëni vizita të rregullta në institucionin shëndetësor që është më afër vendbanimit tuaj.

Nëse sipas ligjit ju nuk mund ta rregulloni statusin e personit të siguruar me sigurim të detyrueshëm, atëherë interesohuni te kompanitë e sigurimeve shëndetësore për programet e mundshme të sigurimit shëndetësor.

Në Slloveni ekzistojnë sigurimi shëndetësor i detyrueshëm dhe ai vullnetar.

Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm

nuk siguron mbulimin e të gjitha shpenzimeve që dalin gjatë shërimit. Mbulimi i plotë i shpenzimeve sigurohet vetëm për fëmijët, nxënësit dhe studentët, të cilët shkollohen rregullisht, si dhe për disa sëmundje dhe gjendje shëndetësore të caktuara. Ndërsa për shërbime të tjera, sigurimi shëndetësor i detyrueshëm siguron vetëm një përqindje të caktuar të çmimit të shërbimit. Kjo rregullohet në Institutin e sigurimeve shëndetësore të Republikës së Sllovenisë.

Sigurimi shëndetësor vullnetar

mbulon diferencën mes çmimit të plotë dhe pjesës që e mbulon sigurimi shëndetësor i detyrueshëm. Premiumin e sigurimit shëndetësor plotësues e mbuloni vetë. Sigurimin mund ta bëni në cilëndo kompani që ofron sigurime shëndetësore.