Cookie Settings

Arsimimi i të rriturve

Arsimimin e të rriturve mund ta ndajmë në arsimim formal dhe jo formal. Arsimimi formal mundëson përfitimin e arsimimit të vlefshëm publik, kualifikimin profesional apo dokumentit të vlefshëm publik,  arsimimi jo formal i dedikohet përfitimit të njohurive, ripërtëritjes / përditësimit, zgjerimit dhe thellimit në dije, mirëpo nuk argumentohet me dokument të vlefshëm publik.

Të huajt gëzojnë të drejtën ndaj integrimit në sistemin arsimor për pëfitimin e arsimimit publik të vlefshëm. Oferta arsimore, dedikuar të rriturve është e pasqyruar në faqen e internetit  http://www.acs.si/dodatni_viri

Programet publike të vlefshme, që nuk janë përpiluar vetëm për të rritur, por që mund në ata të integrohen edhe të rriturit, mund ti gjeni në faqet e internetit të Qendrës për arsimim profesional të RS-së (http://www.cpi.si/) dhe të Ministrisë së arsimit dhe sportit .

Arsimi  fillor për të rritur është i organizuar në organizata të shumta, shkolla fillore dhe nëpër Universitete popullore si dhe është falas.  


Kualifikimet kombëtare profesionale (KKP)

Kualifikimi kombëtar profesional është aftësimi për punë, profesional ose i specializuar, që nevojitet për kryerjen e profesionit ose detyrave të veçanta në kuadër të profesionit në shkallën e përcaktuar të pretenduar.

Individi mund ta përfitojë kualifikimin profesional në arsimimin shkollor, sipas pjesëve të programit arsimor për përfitimin e arsimimit profesional apo të specializuar, sipas programeve të aftësimit profesional dhe përkryerës, nëse është  përcaktuar kështu me këto programe, sipas pjesëve të programeve studimore për përfitimin e arsimimit të lartë apo sipas programeve studimore për përkryerje, apo vërteton se arrin standarde të dijeve dhe aftësive të specializuara, të përcaktuara në katalogun e miratuar në përputhje me ligjin.

Kualifikimet profesionale, të përfituara sipas programeve arsimore vërtetohen me dëftesa, diploma dhe dokumente të tjera. Dokumenti publik, që përfitohet jashtë sistemit formal shkollor, është certifikata për kualifikimin profesional dhe është e përcaktuar në rregulloren për formularin e dokumentit publik për kualifikimin kombëtar profesional — certifikatës.

Kushti i përgjithshëm për përfitimin e certifikatave, është mbushja e moshës 18-vjeçare.

Shpenzimet e procedurës për përfitimin e KKP-së duhet të paguhen nga vetë kandidatët.

Ndihmë dhe informata të mëtejshme për të vendosur për regjistrimin në programet arsimore mund të gjeni edhe në qendrat rajonale të këshillimit (ISIO) për arsimimin dhe mësimin e të rriturve. Lista e tyre gjendet në http://isio.acs.si/sredisca/ .

Në qendrat për mësim të pavarur mund të fitoni dhe të përforconi falas njohuri, kryesisht në fushën e gjuhëve të huaja dhe teknologjisë informatike. Këtu mund t’ju ndihmojnë informuesit dhe këshilluesit e aftësuar përkatës. Në Slloveni janë 32 qendra që kryejnë veprimtari për mësim të pavarur http://ssu.acs.si/seznam/.

Ndihma dhe përkrahja gjatë mësimit dhe arsimimit të pavarur është falas për kandidatët.